Site icon Telegrafi

Donnarumma: Përpiqem t’ua bëj të vështirë shënimin Messit, Mbappes dhe Neymarit

(Foto: Football Italia)

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka folur për ndjesinë e të qenit bashkëlojtar me Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar.

Italiani u transferua në Parc de Princes në verën e kaluar si transfer i lirë nga Milani dhe pritet të startojë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa në një intervistë për Daily Telegraph ka folur në lidhje me karrierën e deritanishme duke thënë se planifikon të fitojë sa më shumë që është e mundur.

(Foto: Instagram/gigiodonna99)

“Është një skuadër e jashtëzakonshme, me ambicie të mëdha, prandaj të gjitha këto gjëra nënkuptojnë se PSG ishte pjesë e fatit tim”, ka thënë ai duke treguar si është të luajë me disa prej yjeve më të mëdha të futbollit.

Lexo po ashtu Donnarumma flet për situatën e tij me Navasin dhe të ardhmen e Mbappes

“Tash jam mësuar të stërvitem me ta dhe bëj më të mirën që t’ua bëj sa më të vështirë të mundshëm shënimin. Nuk ka dyshim se njerëzit kanë pritje të mëdha nga ne”, ka shtuar 22-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version