Gianluigi Donnarumma ka qenë shënjestër e ofendimit nga një tifoz italian pas barazimit pa gola ndaj Anglisë.
Portieri italian ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Tre Luanëve duke bërë katër pritje dhe i ka kompletuar 32 nga 42 pasimet e tij.
Gardiani i Azzurrëve vazhdimisht është treguar të jetë në formë për ekipin kombëtar përkundër problemeve të skuadrës në javët e fundit.
Siç transmeton Calciomercato.com, shumë tifozë kishin kërkuar të fotografoheshin me Donnarumman dhe kërkonin autografe pas ndeshjes në Ligën e Kombeve.
Megjithatë, njëri prej tyre vendosi të vepronte ndryshe. Një tifoz nisi një sërë ofendimesh kundrejt portierit, i cili u kthye drejt tij duke i kërkuar të ndalej.
Pas debatit disasekondësh, Donnarumma u shoqërua nga tifozë të tjerë, i mbështetur nga stafi i Azzurrëve. /Telegrafi/
“Gigio ti ho rubato 20 euro” #Donnarumma pic.twitter.com/rtKIlfh7PH
— Pasquale La Ragione (@pasqlaragione) June 12, 2022