Site icon Telegrafi

“Donnarumma nuk do të luaj kurrë për Juventusin”

Antonio që është vëllai i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarummas ka thënë se ai nuk do të luajë kurrë për Juventusin.

Portieri 17 vjeçar ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi për verën e vitit 2018.

Ai shihet si zëvendësues i Gianluigi Buffonit te Juventusi.

“Gigio nuk do të shkoj kurrë te Juve”, ka thënë Antonio Donnarumma për Corriere dello Sport.

Lexo po ashtu Talenti i madh i Juvenusit është tifoz i Milanit

“Ai nuk dëshiron ta lërë Milanin për asnjë arsye. Flasim çdo ditë për këto gjëra dhe luajmë video-lojëra. Ai luan me Milanin, unë marr Atletico Madridin ose Barcelonën”.

“Tani numër 1 është Buffoni, simbol i shkollës italiane të portierëve. Pas tij do të jetë Gigi Donnarumma që do ta zë vendin e tij te Italia”, ka thënë vëllai i portierit.  /Telegrafi/

Exit mobile version