Gianluigi Donnarumma i ka thënë Milanit dhe agjentit të tij, Mino Raiola, se dëshiron të qëndrojë në San Siro.
Calciomercato raporton se portieri italian mund të shitet nga Rossonerët në këtë afat kalimtar, në mënyrë që t’i largohen zonës së shkeljes së rregullit financiar.
Skuadra italiane nuk arriti të kualifikohej për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, derisa ditë më parë kanë hequr dorë nga Liga e Evropës, pasi kanë shkelur rregullin financiar.
Milani e vlerëson 20-vjeçarin në vlerën e 50 milionë eurove, por mund ta mbajë edhe për një sezon atë në skuadër, pasi nuk u dënua nga UEFA.
Paris Saint-Germiani kishte bërë ofertë muaj më parë rreth 30 milionë euro plus Alphonse Areolan, mirëpo Rossonerët e kishin refuzuar atë.
Në garë për shërbimin e Donnarummas është edhe Manchester Unitedi, në rast se David de Gea largohet në këtë afat nga Old Trafford. /Telegrafi/