Site icon Telegrafi

Donnarumma ndodhet në Paris për të nënshkruar me PSG-në

(Foto: Screenshot/Canal Supporters)

Gianluigi Donnarumma ka arritur në Paris për ta nënshkruar kontratën me Paris Saint-Germainin.

Ish-portieri i Milanit do t’i bashkohet klubit francez si lojtar i lirë, duke qenë se i ka përfunduar kontrata me Rossonerët.

Portieri italian arrin në Parc des Princes pasi u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’, të cilin e fitoi Italia.

Lexo po ashtu “Të gjithë Rossonerët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, Donnarumma shkruan letër lamtumire për Milanin

Siç pritej, pas mesazhit lamtumirës që ia dedikoi Milanit, 22-vjeçari ka arritur pasditen e të mërkurës në kryeqytetin francez.

Në bazë të njoftimeve, Donnarumma do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 12 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version