Telegrafi

Donnarumma mund të rinovojë sot

Më në fund ka ardhur një lajm i mirë për tifozët e Milanit.

Pas shumë fjalësh çështja e rinovimit të Gianluigi Donnarummas duket se ka ardhur në fazën finale.

Sipas TuttoMercatoWeb, italiani do të rinovojë sot (e martë) me klubin nga Milano.

Në rast se zyrtarizimi nuk vjen sonte në orën e vona, nesër gjithsesi se po.

Për Donnaruman kishin shfaqur interesim Real Madridi dhe Juventusi. /Telegrafi/