Telegrafi

Donnarumma mund të qëndrojë, asnjë skuadër nuk e paguan çmimin e kërkuar nga Milani

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Gianluigi Donnarumma thuhet se mund të qëndrojë në Milan, pasi asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë çmimin prej 70 milionë eurosh.

Agjenti i portierit, Mino Raiola, nuk ka bërë asnjë sekret të faktit se ai do të donte të lëvizte klientin e tij këtë verë tek ndonjë klub i ri.

Me Rossonerët që do të sanksionoheshin nga UEFA mbi rregullat e Fair Play Financiar, pritej që Donnarumma të shitej për të balancuar librat.

Lexo po ashtu Milani dhe Raiola pajtohen për shitjen e Donnarummas, mendohet vetëm për çmimin

Megjithatë, mediumi Corriere della Sera njofton se asnjë ekip nuk është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Kështu, portieri italian mund të mbetet në San Siro pasi Milani nuk do ta konsiderojë shitjen e tij për më pak se shifra e lartcekur.

Paris Saint-Germain ishte i interesuar për verën e kaluar për 19-vjeçarin, por ata duken të gatshëm të nënshkruajnë me Gianluigi Buffon në një transferim të lirë.

Lexo po ashtu Liverpooli ka gati 40 milionë euro për Donnarumman

Edhe Real Madridi dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e Donnarummas.

Skuadra e madhe angleze thuhet se ka bërë ofertën prej 40 milionë eurosh për shërbimet e italianit. /Telegrafi/