Portieri i Milanit, Gigio Donnarumma është duke menduar që të ndërrojë ambient dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Sipas La Repubblica, Manchester United dhe Paris Saint Germain janë të interesuar për të nënshkruar me Donnarumman.
United tashmë kanë caktuar ofertën e mundshme prej 50-55 milionë eurosh për ta nënshkruar italianin, gjithmonë nëse David De Gea largohet në verë.
Se transferimi mund të ndodh tregon edhe fakti se agjent i portierit është Mino Raiola.
Raiola është dënuar me ndalimin tremujor të transferimeve nga FIFA.
Portieri shihet si përforcim edhe për francezët e PSG që nuk janë të kënaqur me portierit aktual Alphonse Areola dhe Gianluigi Buffon.
Nëse Milani nuk futet në Ligën e Kampionëve do të jetë i detyruar ta shes ndonjë yll. /Telegrafi/