Gianluigi Donnarumma thuhet se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe ka lënë bisedime me Milanin dhe Juventusin në pritje.
Rossonerët dhe Bianconerët mund të humbasin njw vend nw top katwr tw Serie A këtë sezon dhe tw mos luajnw nw Ligwn e Kampionwve sezonin e ardhshwm.
Ata janë të barabartë me pikë në vendin e katërt dhe do të përballen me njëri-tjetrin në Allianz Stadium më 9 maj.
Ndërkohë, Donnarumma ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Milanin, dhe e ardhmja e tij në klub mbetet në ajër.
Sky Sport Italia konfirmon se Milani nuk do të rrisë ofertën e tyre të fundit të zgjatjes së kontratës me vlerë shtatw milionw euro në vit plus 1 milion euro bonuse.
Rossonerët janë madje të hapur për t’i ofruar Donnarummas një kontratë dy-vjeçare, por agjenti i tij Mino Raiola i ka lënë bisedimet e kontratës në pritje.
Sipas raportit, Donnarumma dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi ai kurrë nuk ka luajtur në garën elitare të Evropës.
Juventusi thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me 22-vjeçarin, por ata gjithashtu nuk kanë asnjë garanci për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Prandaj, bisedimet midis dy palëve nuk po përparojnë.
Sipas një raporti të mëparshëm të Il Corriere dello Sport, Zonja e Vjetër do t’i ofrojë reprezentuesit italian një kontratë prej 10 milionw eurosh në vit.
Më shumë gjasa, Donnarumma do të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij në fund të sezonit. /Telegrafi/