Gianluigi Donnarumma për të disatën herë detyrohet të hedhë poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Milani, pas ndërhyrjes së menaxherit të tij Mino Raiola për të riparë kushtet e kontratës me kuqezinjtë.
Pas barazimit me Fiorentinën në Artemio Franchi, adoleshenti i portës së kuqezinjve u shpreh:
“Si do t’u përgjigjesha atyre që mendojnë se mund të largohem nga Milani në janar? Kam edhe edhe katër vite kontratë….”
Në ndeshjen e fundit të 2017-ës Donnarumma luajti për herë të 100-të me Milanin.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur objektivin e 100 ndeshjeve me fanellën e Milanit”.
“Jam krenar edhe për vëllain tim Antonio, pas ndeshjes së Kupës. Më vjen keq për banderolat e disa tifozëve kundër tij. Ne punojmë bashkë dhe jemi krenarë”. /SS/