Mino Raiola ka thënë se 11 klube i duan shërbimet e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Portieri 18 vjeçar në sezonin e ardhshëm mbetet pa kontratë dhe ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët me krerët e klubit Rossoner.
“Gigio është Maradona i portierëve”, ka thënë Raiola.
“Ai vetëm mund të rritet dhe duhet ta lëmë ë qetë që të rritet në paqe. Ai nuk është skllav, e as robot”.
“Janë plot 11 klube që interesohen për të”.
“Koncepti është i qartë. Duhet të që kemi përgjigje për disa pyetje. Në Holandë ne themi: ‘Po flasim për një elefantin si ta fusim në dhomë’. Le të flasim për këtë”.
“Kurrë nuk u kam thënë [Marco] Fassanos dhe [Massimiliano] Mirabelli: ‘Ai do të nënshkruaj tani, ose ‘ Ai nuk do të nënshkruajë’”.
“E kuptoj stresin që kanë tifozët e klubit, pasi që, Gigio është kthyer në simbol të klubit, dhe për pronarët e rinj do të ishte mirë të rinovohej kontrata menjëherë. Nesër, në fakt”.
“Por Fassone dhe Mirabelli më folën zyrtarisht para një muaji . më thanë na lerë të punojmë më paqe”.
“’Nëse më pyesni se a ka gjasa që Donnarumma të nënshkruajë përsëri më Milanin?’, përgjigjja ime është po”.
“Nëse me pyesni se a ka gjasa që Donnarumma të largohet nga Milani?’ përgjigja ime është po”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/