Site icon Telegrafi

Donnarumma e kërkon kontratën e re, Ivan Gazidis mendon ndryshe

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Gianluigi Donnarumma thuhet se është i gatshëm që të vazhdojë kontratën me Milanin, derisa lidhet me një largim nga San Siro.

Por, Ivan Gazidis duket se do ia shuajë shpresat portierit italian për një marrëveshje të re, shkaku i sjelljeve të tij.

Drejtori gjeneral është në dijeni se Donnarumma dhe Mino Raiola mund të tentojnë kohë pas kohë që të kërcënojnë klubin me largim në rast se portier nuk merr ngritje paga.

Donnarumma (Getty Images)

Andaj, Gazidis është duke bërë plane që të largojë italianin në afatin kalimtar të verës, duke përfituar 50 milionë euro nga shitja e tij.

Por, Donnarumma mund të transferohet te një skuadër që po kalon momente më të mira se Milani, siç është Chelsea.

Lexo po ashtu Milani kërkon 50 milionë euro për Donnarumman, Frank Lampard i jep dritën e gjelbër Chelseat

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit londinez që ta largojnë Kepa Arrizabalagan në këtë verë dhe ta marrin italianin.

Milani nga shitja e portierit do të përfitonte 50 milionë euro, shumë kjo që nuk është e lartë për The Blues. /Telegrafi/

Exit mobile version