Presidenti i Interit, Beppe Marotta ka folur për spekulimet rreth transferimeve, ku emra si Gianluigi Donnarumma dhe Marco Verratti, janë lidhur me klubin që ai drejton.
Gjatë ditëve të fundit pati raportime se Interi mund të jetë i interesuar për Donnarumman dhe Verratti për sezonin e ardhshëm.
“Klubet e mëdha janë gjithmonë të lidhura me lojtarë që mund të jenë të lirë në fund të sezonit. Ne kemi një skuadër konkurruese që i përshtatet objektivave tona, kështu që nuk kemi nevojë të veçantë të kërkojmë përforcime”.
“Por ne gjithmonë mbajmë një sy në situatat që mund t’i përshtaten modelit tonë të transferimeve, ashtu siç bëjnë të gjitha klubet”.
“Kjo është një rrugë shumë e gjatë për të thënë se jemi në negociata me dikë”, deklaroi Marrotta.
Interi sot kishte ndeshje me Fiorentinan, por që u ndërpre në mes, pasi Edouardo Bove u rrëzua në fushë. /Telegrafi/