Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka kërkuar falje për gjestet e Carlos Bacca që u përpjek për ta sulmuar gjyqtarin.
Rossonerët ishin të zemëruar pas golit të Paulo Dybalas që u shënua nga pika e bardhë për 2-1.
Gianluigi Donnarumma duke u larguar puthi logon e Milanit në fanellë dhe është dëgjuar duke thënë: “Kjo nuk është e mundur, pse gjithmonë atyre”.
Montella kishte ndaluar Bacca që ta sulmojë fizikisht gjyqtari Davide Massa.
“Çdo njeri ka interpretimin e tij dhe dua të kërkoj falje për gjendjen në fund, pasi kjo është e pafalshme”, tha Montella për Mediaset Premium.
“Massa më tha se merr përgjegjësinë për penalltinë e dhënë. Unë i thashë se ishte shumë larg për ta parë atë që ndodhi. Unë nuk preferoj të flas për gjyqtarët, edhe pse është e vështirë në këso situatash”.
“Ankesa nuk të çon askund, është e kotë. Duhet të fokusohemi, të jemi të qetë, dhe duhet të pranojmë se referat gabojnë. Ne vetëm mund të shpresojmë që gabimet të shkojnë në favorin tonë. Por, nuk dua të flas për referat”, ka thënë Montella pas ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XZb0aVMdOdM