Telegrafi

Donjeta Sadiku paraqitet sonte në ring në kualifikimet për normën olimpike

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku sot (e premte) me 4 qershor ngjitet në ring kundër boksieres nga Suedia, Agnesa Lexiussion.

Meçi mes Donjetës dhe Lexiussion do të zhvillohet me fillim nga 18:00.

Ky meç do të zhvillohet në Paris të Francës në kuadër të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahen prej 4–8 qershor 2021.

Sadiku do ti ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /Telegrafi/