Telegrafi

Donjeta Morina sjell këngën e re “Rrena”

Donjeta Morina (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Rrena” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkruar artistët: Elinel, Fifi dhe Fuego, teksa për muzikën është përkujdesur Bini Diez dhe Fifi.

Donjeta Morina (Foto: YouTube)

Ndërkohë, producimin e këngës e ka realizuar producenti i njohur nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu – Bini.

Klipin atraktiv ia ka besuar produksionit nga Shqipëria, “Max Production”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donjeta Morina

Projektin tashmë e keni të disponueshëm në YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga admiruesit e muzikës së saj.

Si emër i ri në skenë, Donjeta shquhet për vokalin e veçantë dhe deri më tani ka grumbulluar fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/