Këngëtarja shqiptare, Donjeta Morina është rikthyer me një projekt të ri.
“Sekerim” mban titullin projekti i saj i radhës, që erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producent i këngës është Bini Diez, që ka bërë edhe miksimim dhe maseterizimin. Teksti u shkrua nga vet artistja, ndërkaq puna për videoklipin ju besua “Bug production”.
Theksojmë që këngëtarja dukej në formë të mrekullueshme dhe me shumë stil në skenat e klipit.
Ndërsa, të plotë këngën e gjeni të publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.
Donjeta ndërkohë mbetet e angazhuar me mbrëmje muzikore dhe koncerte. /Telegrafi/