Artistja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka lansuar projektin e ri muzikor.
“S’din me dashtë” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar me klip dhe ka për tematikë një temë dashurie.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me 2Ton, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur Bini Diez.
Ky i fundit po ashtu e ka realizuar edhe miksimin e masterizimin e këngës.
Videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur “Sekuencë”.
Donjeta ka bërë një paraqitje tërheqëse në videoklip, teksa ka marrë vëmendje të madhe me dukjet e ndryshme.
Morina prej më shumë se dy vitesh është përfshirë në tregun muzikor dhe po admirohet mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/