Këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka publikuar sot (e enjte) këngën e re.
“Jom mërzit” mban titullin projekti i saj i radhës, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Bini Diez.
Videoja ndërkohë u bë nga produksioni nga Prizreni, XL Films.
Ajo po ashtu ka bërë një paraqitje skenike të mahnitshme, ndonëse ka përzgjedhur edhe veshje të veçanta për këtë klip.
Donjeta duhet theksuar se është pjesë e estradës prej disa vitesh dhe pëlqehet mjaft nga publiku.
Veç kësaj, e njëjta është e angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/