Donjeta Morina ka sjell së fundmi një projekt të ri muzikor.
“A ma fal” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me reperin Elinel.
Muzika dhe producimi u realizua nga Bini Diez, me tekst të shkruar nga vet artistët.
Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u bë në studion e Bini Diez.
Për videon theksojmë që u kujdes Bug Production.
Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, i cili pritet të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Bini Diez.
Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ky projekt doli të jetë një miks i bukur. /Telegrafi/