Site icon Telegrafi

Donjeta, banorja nga Prishtina në lidhje me një vajzë? A ishte kjo arsyeja e largimit nga Big Brother? (Foto)

Prej ditës së djeshme mediat kanë shkruar për largimin e një prej çifteve më të spikatur të këtij edicioni në “Big Brother”, Donjeta dhe Damiano.

Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli. Kjo ishte java e parë e çiftit si banorë zyrtar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe vajza nga Kosova ka vendosur të heqë dorë në ditën e katërt. Por si qëndron e vërteta e largimit dhe arsyeja që e shtyu Donjetën të kërkonte të dilte?

Burime për Blitz.al nga njerëz të showbiz-it në Prishtinë janë shprehur se Donjeta jashtë ka një partnere femër që e pret dhe është shumë xheloze. Kjo histori në jetën e saj ka ndikuar dhe në lojë.

Lexo po ashtu Çifti Donjeta dhe Damiano largohen nga Big Brother, banorja nga Prishtina: Nuk e përballoja dot presionin

Gjithashtu të njëjtat burime kanë treguar se ajo është një nga vajzat më të pashme në Kosovë. Kjo është edhe arsye përse ajo nuk u puth tek loja “Kiss” që u zhvillua fillimisht gjatë programit të së shtunës.

Deri tani Donjeta nuk ka pranuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpi se i pëlqejnë persona të të njëjtit seks megjithatë që në momentet e para që ajo u bë çift u vu re se mes saj dhe Damianos nuk kishte kimi apo tërheqje fizike. Kujtojmë se njëkohësisht konkurrent me të është dhe vëllai i saj Liridoni, i cili aktualisht qëndron në shtëpinë e beqarëve në Big Brother.

Exit mobile version