Telegrafi

Donis Avdijaj i lumtur me lejen e FIFA-s: Do ta jap shpirtin në fushë! (Foto)

FIFA i ka dhënë leje sulmuesit Donis Avdijaj që mund të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Deri me sot nuk ka qenë ende zyrtare nëse sulmuesi i Schalkes, Avdijaj do të mund të luaj për Kosovën.

Lexo po ashtu Zyrtare: Donis Avdijaj merr leje nga FIFA

Kjo pasi, sulmuesi kosovar ka luajtur më parë me ekipet e moshave të kombëtares gjermane.

Megjithatë, sot FIFA i ka dhënë dritën e gjelbër debutimit të tij me “Dardanët” dhe pas këtij vendimi, Avdijaj është shprehur i kënaqur, ku ka ndarë postimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Tre formacionet e mundshme të Kosovës kundër Islandës (Foto)

“FIFA THOTË PO !. Zemra po  më kënaqet prej gëzimit , shpresoj që sonte më jepet menjëherë shansi edhe më shumë me ju tregu se kush jam, dhe me jap  shpirtin për rezultat pozitiv, gjitha të mirat”, ka shkruar Avdijaj në ‘Facebook’.

Ndryshe, ndeshja ndaj Islandës fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’. /Telegrafi/