FIFA i ka dhënë leje sulmuesit Donis Avdijaj që mund të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.
Deri me sot nuk ka qenë ende zyrtare nëse sulmuesi i Schalkes, Avdijaj do të mund të luaj për Kosovën.
Kjo pasi, sulmuesi kosovar ka luajtur më parë me ekipet e moshave të kombëtares gjermane.
Megjithatë, sot FIFA i ka dhënë dritën e gjelbër debutimit të tij me “Dardanët” dhe pas këtij vendimi, Avdijaj është shprehur i kënaqur, ku ka ndarë postimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
“FIFA THOTË PO !. Zemra po më kënaqet prej gëzimit , shpresoj që sonte më jepet menjëherë shansi edhe më shumë me ju tregu se kush jam, dhe me jap shpirtin për rezultat pozitiv, gjitha të mirat”, ka shkruar Avdijaj në ‘Facebook’.
Ndryshe, ndeshja ndaj Islandës fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’. /Telegrafi/