Telegrafi

Donis Avdijaj dy gola, Arbër Zeneli një gol në Kupën e Holandës

Donis Avdijaj me Willhem II dhe Arbër Zeneli me Heerenveen kanë shënuar gola dhe kanë kaluar tutje në Kupën e Holandës.

Dyshja sulmuese e Kosovës treguan talentin e tyre para portë.

Avdijaj realizoi dy gola, në minutat 53’ dhe 59’, në ndeshjen që Willem II e fitoi me rezultat të thellë 5-0.

Në anën tjetër edhe Arbër Zeneli ka shkëlqyer mbrëmë në Kupën e Holandës.

Zeneli ka shënuar dhe asistuar në fitoren 3-1 të Heerenveen ndaj Groene Ster. Goli i Zenelit erdhi pas një depërtimi të tij në krahun e majtë.

Ai kaloi një mbrojtës dhe shënoi për 2-1.

Dyshja po kalojnë formë të mirë në Holandë, ndërsa për Përfaqësuesen e Kosovës,  më shumë luan Zeneli, ndërsa Avdijaj ka qëndruar në stol në dy ndeshjet e fundit. /Telegrafi/