Huazimi në Austri i ka sjell fat, por i ka rikthyer edhe formën më të mirë Donis Avdijajt.
Sulmuesi kosovar iu bashkua skuadrës austriake TSV Hartberg si huazim ga Zurichu ku ka shkëlqyer nga janari deri më tani.
Në 16 ndeshje zyrtare, Avdijaj realizoi shtatë gola dhe dhuroi pesë asistime duke shkëlqyer në elitën e futbollit austriak.
Sky Sport Gjermani ka raportuar se Avdijaj mund të rikthehet në futbollin gjerman, pasi tre skuadra kanë shprehur interesim për të.
“Në Gjermani jetohet për futboll për shkak të profesionalizmit dhe tifozëve. Nuk ka gjë më të mirë sesa të jesh lojtar i ndonjë klubi në atë shtet”, ka thënë Avdijaj për Sky.
St Pauli dhe Hertha Berlin e duan atë në Bundesliga 2, derisa Werder Bremen ka shfaqur interesim që ta rikthejë në elitën e futbollit gjerman sulmuesin kosovar.
Avdijaj është nën kontratë me klubin zviceran Zurich deri në qershor të vitit 2025.
Ai më parë në Gjermani ka luajtur vetëm për Schalke 04 derisa ka ndërruar disa skuadra si Sutrm Graz, Roda Jc, Willem II, Trabzonspor, Hearts, Emmen dhe AEL Limassol. /Telegrafi/