Telegrafi

Donin ta tregonin gjininë e fëmijës përmes lojës, e mbuluan me ngjyrë gjyshin e ardhshëm (Video)

Familjarët që besohet të jenë nga Shtetet e Bashkuara, ishin mbledhur para shtëpisë, që të mësojnë nga prindërit e ardhshëm, se çfarë gjinie do të ketë fëmija tyre.

Por, ai nuk arriti ta godiste topin me shkop, duke bërë që të përfundoi në fytyrën e gjyshit, transmeton Telegrafi.

Në momentin që fytyra iu mbulua me pluhur të kaltër, ai u gëzua shumë dhe u nis drejt bashkëshortes për ta përqafuar.

Videoja e postuar më poshtë, është pëlqyer në masë të madhe, megjithëse është një dështim në procesin e shfaqjes së gjinisë. /Telegrafi/