Site icon Telegrafi

Donika Kadaj-Bujupi e lëshoi mbledhjen e VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi e ka lëshuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së kësaj partie.

Pas daljes nga takimi, Kadaj-Bujupi u tha gazetarëve se ka obligime familjare, prandaj edhe po e lë në gjysmë mbledhjen.

“Atmosfera brenda është e mirë. Edhe një orë deri në dy orë nuk kryhet takimi”, tha shkurtimisht Kadaj-Bujupi para gazetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen më të rëndësishme që kur kanë filluar të publikohen përçarjet brendapartiake.

Exit mobile version