(E plotësuar) Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi dhe zyrtarisht iu ka bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi i ka uruar mirëseardhje në Vetëvendosje, deputetes Donika Kada-Bujupi.
Ajo është pritur me duartrokitje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.
Ndërsa Kada-Bujupi, përmes një deklarate formalizoi vendimin e saj si “një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta.
“Qe 7 muaj bashkudhëtuam në rrugën e shenjtë për Republikën. Duke qenë bashkë ne ia dolëm, e fituam betejën e parë. Ishim te pandarë gjithkund. E zgjuam popullin për të kërkuar ndryshim. Për të jetësuar ëndrrën duhet shumë punë e unitet, duhet vullnet nga ne e shoqëria civile. Ky vendim imi është një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta, pavarësisht nuk u tundua asnjëherë për pushtet. Lëvizja më priti ngrohtë për të arritur bashkërisht zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Kada-Bujupi.
Zyrtari i lartë i kësaj Lëvizjeje, Hydajet Hyseni, duke e quajtur “shqetësim absurd” nga rritja e Vetëvendosjes, aderimin e Donika Kadajt – Bujupi në të e cilësoi faktor në shndërrimin e VV-së në faktor bashkues.