Site icon Telegrafi

Doni të flini ndaras nga partneri? Ndoshta duhet ta rimendoni zgjedhjen

A është më mirë të flini në të njëjtin shtrat si partneri juaj apo të pushoni veçmas? Pyetja ka krijuar debat me kalimin e viteve, por një studim i ri ka disa rezultate befasuese për çifte që preferojnë të flenë vetëm.

Një studim i botuar në Frontiers of Psychology gjatë verës bën që të mbështesim mendimin e tyre me shkencën.

Studiuesit nga Gjermania, Danimarka, dhe SH.B.A. vëzhguan çifte në një laborator gjumi për një gjatësi prej katër netësh. Ata matën valët e trurit, aktivitetin e zemrës, lëvizjen dhe tensionin e muskujve, duke krahasuar ndryshimet në netët e kaluara duke fjetur së bashku dhe larg.

Çiftet gjithashtu mbushën pyetësorë për marrëdhëniet e tyre. Rezultatet treguan një mesatare prej dhjetë për qind më të mirë të gjumit të thellë kur çiftet flenë bashkë sesa kur flenë vetë.

Ciklet REM të pjesëmarrësve madje u sinkronizuan së bashku, veçanërisht për ata që pretenduan se ishin “thellësisht të dashuruar”.

Ky studim ishte padyshim i vogël – ishin vetëm 12 çifte (gjithsej 24 individë) dhe ata ishin të gjithë midis moshës 18 dhe 29 vjeç. Ata gjithashtu nuk kishin ndonjë problem shëndetësor tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version