Drejtori i Agjencisë për Turizëm, Aleksandar Donev, i cili gjatë ditëve të kaluara ishte në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të shfrytëzimit të biletave më të shtrenjta për udhëtim në Buenos Aires, është penduar për zgjedhjet e tij.
“Unë do t’i kthej paratë që kanë tepruar nga klasa ekonomike dhe e biznesit. Nuk e di nëse mund në mënyrë administrative kjo të rregullohet, por për çdo gjë ka herë të parë. Disa nga harxhimet e ardhshme do t’i mbulojë me buxhetin privat”, tha Donev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bileta ekonomike për në Argjentinë ka kushtuar 180.000 denarë apo 2926 euro, kurse Donev e ka zgjedhur atë më të shtrenjtën, biznes klasë që ka kushtuar 220.000 denarë apo 3577 euro. /Telegrafi/