Site icon Telegrafi

“Donev akoma nuk i ka kthyer paratë e biletave me të cilat ka udhëtuar në Argjentinë”

Pas gjysmë viti pasi premtoi, drejtori i shkarkuar i Agjencisë për Turizëm, Aleksandar Donev, akoma nuk i ka kthyer paratë e biletave me të cilat ka udhëtuar në Argjentinë, e të cilat i ka paguar në emër të agjencisë.

“Agjencia për Ndihmë dhe Mbështetje të Turizmit ju njofton se drejtori i kaluar Aleksandar Donev akoma nuk ka paguar llogari të agjencisë, për harxhimet për bileta avionësh për në Argjentinë”, thonë për Makfaks, nga Agjencia për Turizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Donev para një muaji deklaroi se i ka kthyer paratë, pasi që opinioni reagoi ashpër për lukset e tij, i cili në vend të biletave ekonomike, ka zgjedhur biznis-klasë.

Ai ka thënë se një pjesë të harxhimeve i ka mbuluar nga xhepi i tij, por nuk ka treguar saktë sa ka harxhuar për udhëtimet zyrtare.

Sipas të dhënave që më herët u publikuan në opinion, Danev ka harxhuar 40 mijë euro më shumë, gjegjësisht dallimi që ka qenë mes biletave ekonomike dhe atyre biznes-klasë./Telegrafi/

Exit mobile version