Aktori Donald Veshaj të mërkurën shprehur një dëshirë, që me rastin e Pavarësisë të Kosovës të pikturonte portretin e Adem Jasharit.
Gjatë një bisede me finalisten tjetër, Einxhel Shkira, ai ka treguar se kishte kërkuar nga produksioni fotografinë e komandantit legjendar, por këta të fundit nuk ia kishin dhënë.
Në po të njëjtën bisedë ndodhi edhe gafa e moderatores, e cila këmbëngulte gjatë bisedës së aktorit se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt.
Sido që të jetë, të enjten me rastin e festës, produksioni duket se ka ndërruar mendimin, duke vendosur që t’i japë Donaldit një fotografi të Adem Jasharit, nga ku ai mund të frymëzohet që ta hedhë në letër.
Nga pamjet e publikuara nga kamerat e BBV, mund të shihet se aktori ka nisur tashmë punën për realizimin e këtij portreti.
Donaldi edhe pse njihet më shumë si aktor dhe prezantues, me profesion është skulptor pasi ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë.
Kjo e premte do të shpallë fituesin e edicionit të parë të Big Brother Albania VIP, që do të jetë njëri prej katër finalistëve: Donald, Ilir, Einxhel ose Beniada. /Telegrafi/