Telegrafi

Donaldi, Ylli dhe DJ PM rikthehen me një video të re në TikTok me këngën “Besom”

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, aktori Donald Veshaj dhe DJ PM ishin ndër banorët që krijonin situata të ndryshëm dhe qesharake së bashku.

Dyshja krijuan miqësi dhe ishin vazhdimisht së bashku, megjithatë pas daljes nga BB VIP u tha se ata u distancuan me njëri-tjetrin, por së fundmi ish-banorët e kanë dëshmuar të kundërtën.

Sot (e shtunë) Donaldi dhe DJ PM kanë realizuar një video të re në TikTok me këngëtarin Yll Limani për këngën “Besom”, të tre shihen duke kënduar e kërcyer nën ritmet e muzikës.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ishte Donaldi ai që të njëjtën video e postoi edhe në llogarinë e tij në Instagram, e cila u pasua me komente të shumta nga ana e fansave të tyre.

Foto: Yll Limani/Instagram

“A e din pse? Yll Limani me duket është ky dhe sigurisht DJ PM dashuria ime”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e videos.

Lexo po ashtu Sarah Berisha flet për marrëdhënien me DJ PM: Është shumë herët për bashkëjetesë apo fejesë

Kujtojmë që kënga “Besom” që është një bashkëpunim i Yllit me DJ PM dhe DJ Dagz që fillimisht u publikuar në vitin 2017, por akoma po merr miliona klikime në YouTube pas u kthye në hit gjatë spektaklit të Big Brother VIP. /Telegrafi/