Në shtëpinë e Big Brother VIP, çiftet e shtëpisë janë vënë përpara një prove shumë interesante.
Ata kanë shijuar nga një gotë verë romantike së bashku, ndërsa është dashur që t’i përgjigjen njëri-tjetrit nga pyetjet që gjendeshin në goglat e dhënë nga vëllai i madh.
Një lojë të tillë e kanë luajtur edhe Beatrixi me Donaldin, ku ky i fundit nuk ka hezituar të përgjigjet në pyetjen se sa lidhje serioze ka pasur në jetën e tij.
“Kam pasur tri lidhje serioze, që në gjimnaz e deri më tani”, është përgjigjur Donaldi.
Lidhja e aktoreit me këngëtaren e njohur brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka qenë shumë e komentuar në media dhe opinionin publik.
Krejt kjo erdhi ngase Donaldi kishte shprehur një dëshirë rikthimi me ish-të dashurën Bora Zemani në fillim të spektaklit, por që gjatë javëve gjërat kanë ndryshuar.
Ndërkohë, edhe në spektaklin e kaluar, dyshja e potencuan me zë të lartë se duhen dhe s’ka askush që i ndan brenda shtëpisë. /Telegrafi/