Telegrafi

Donaldi pyet Borën publikisht nëse e mban ende qaforen që ia dhuroi kur ai ishte në Big Brother VIP

Një prej historive të dashurisë që bëri bujë në media rozë një vit më parë është ajo e prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Donaldi i cili ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP, në përvjetorin e tretë të lidhjes me Borën më 6 tetor i dhuroi asaj një varëse ari, të cilën e vendosi në një kuti me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej mureve të shtëpisë së famshme.

Moderatorja pranoj varësen e tij dhe madje momentin e ndau edhe me fansat në Instagram atë kohë duke treguar mbështetjen për aktorin që ndodhej në BB VIP.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Por, më pas gjërat morën drejtim tjetër dhe pasi Donaldi krijoi një lidhje të re me ish-banoren dhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj, Bora u duk se nuk e mbante më qaforen.

Teksa ata u ribashkuan pas daljes së aktorit nga shtëpia e BBV, tashmë nuk mungojnë postimet e ndryshme me njëri-tjetrin.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Dhe së fundmi është Donaldi ai që ka postuar një imazh të Borës në InstaStory e cila shihet me varësen e tij në qafë.

“Ku është kjo?”, ka shkruar Donaldi në mbishkrim referuar varëses.

Foto: Bora Zemani/Instagram

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Borës e cila ka ripostuar imazhin duke shkruar: “Nuk ta jap, kot interesohesh”.

Theksojmë që Bora dhe Donald ndërsa po shijojnë romancën, ata gjithashtu ndajnë të njëjtin ambient pune dhe të dy mbesin të angazhuar me emisionet e tyre përkatëse. /Telegrafi/