Në spektaklin e mbrëmjes së sotme nga Big Brother VIP u largua Meridian Ramçaj.
Ai la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri e po ashtu edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Derisa po largohej nga shtëpia e BB VIP, ai u përshëndet me të gjithë banorët e tjerë.
Në momentin që iu afrua Donaldit, ky i fundit u përlot dhe i kërkoi falje pasi u ndje fajtor për daljen e Ramçajt.
Veshaj këtë kohë u akuzua vazhdimisht për nominimin që ia bëri Meridianit, pasi mes tij dhe Ilirit ishte e dukshme se do të largohej ai.
Fatkeqësisht, 37-vjeçari kishte biletën vetëm vajtje që ia pamundësoi rikthimin në Big Brother VIP.
Sido që të jetë, në një format të tillë kjo nuk ishte eksperienca e parë e Meridanit duke qenë se ishte pjesë e “Big Brother Albania 7”. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.