Këngëtarja Semi Jaupaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”.
Ajo ka treguar se si jeta e saj private por edhe ajo profesionale, kanë ndryshuar drastikisht që pas përfundimit të Big Brother VIP.
Japuaj bëri të ditur se i ka ndrequr raportet me Donaldin dhe ishte ajo që i shkroi e para pas përfundimit të spektaklit.
Ndërkohë, në një moment dyshja filluan të interpretojnë së bashku këngës “Mos u kthe” të Semit me një ndryshim teksti.
Kënga në kohën kur u publikua ka qenë si një dedikim i Borës ndaj Donaldit, për shkak të lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Donaldi pas daljes nga Big Brother VIP ka treguar se është shumë i penduar dhe se po mundohet ta rikthejë Borën, e një gjë të tillë e bëri qartë të ditur edhe gjatë interpretimit të këngës.
Gjatë interpretimit, Donaldi mund të dëgjohet duke ndryshuar vargjet “Ti një ditë ke me u pendu” në “Ti një ditë ke me u martu me mu dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën”.
Ai gjithashtu ndryshoi vargjet “A e din qysh është me zgju e mos me gëzu që ej gjallë” me “A e din qysh është me u zgju e me u gëzu që je këtu”, duke theksuar kështu se e dëshiron pafund një rikthim me Borën. /Telegrafi/