Sonte (3 dhjetor) në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP është diskutuar për situatën dhe historinë e dashurisë mes dy banorëve Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.
Një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të Donaldit është shfaqur gjatë spektaklit, duke kërkuar nga ai që të sqarojë gjithë rrjedhojën e ngjarjeve që kanë ndodhur së fundi dhe asaj që kishte ndodhur javë më parë, kur ai kishte një takim romantik me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.
Gjatë diskutimit me moderatoren e spektaklit, Arbana Osmanin, Donaldi ka treguar anën e tij të historisë, duke folur edhe për atë që kishte ndodhur me Borën.
Ai ndër tjera tha se ka pritur që t’i vije një shenjë nga jashtë, duke iu referuar ish të dashurës së tij.
“Unë kam folur për historinë që kisha jashtë me Borën, sepse ajo ka qenë një histori shumë e bukur për mua, i kam treguar gjërat siç ishin, unë po bëj tetë muaj që jam ndarë, unë doja ta puthja, është situatë e ndërlikuar që kanë ndodhur jashtë që ajo puthje të jetë premtim, dhe ajo e di këtë, ajo ishte një shenjë dhe unë prisja një shenjë të më vinte nga ajo, kam qenë në një përzierje ndjenjash të forta”, ka thënë Donaldi.
Teksa aktori në anën tjetër, u shpreh se ka një pëlqim për këngëtaren, Beatrix Ramosaj, për të cilën tha se e kishte që nga hyrja e saj.
“Në momentin që ka ardhur Trixa në shtëpi më ka pëlqyer tipi i saj, por nuk kam dashur të ia pranoj vetës, sepse gjithmonë kam menduar për personi jashtë, sepse ndihesha në siklet për një puthje që kisha bërë, nuk mundem që unë gjithë kohës të mendoja se çfarë po bën si do jetë, minimalisht një shenjë, njerëzit që duan e gjejnë arsyen. Unë kam 1001 arsye që unë i kam ndërprerë marrëdhëniet me të, nuk kam sqaruar asgjë me të”, u shpreh Donaldi.
Ndërkohë, në mes diskutimit, Donaldi tha se ndihej në faj që nuk ka sqaruar ndjenjat për Borën, para se të niste historinë me Beatrix.
Ndërsa, Arbana tha se Bora Zemani ishte ftuar që sonte të bëhej pjesë e spektaklit që të ballafaqohej me Donaldin, por që nuk ka pranuar të vijë.
Kujtojmë që ditëve të fundit, Donaldi dhe Beatrix kanë dërguar raportet e tyre në një nivel tjetër, duke shkëmbyer puthje dhe momente intime me njëri-tjetrin, histori kjo që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media rozë. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.