Telegrafi

Donaldi dyshohet se është përfshirë një aksident me motor, Romeo shihet në vendngjarje duke biseduar me ambulancën

Të premten në mediat në Shqipëri u raportua për një aksident me motor që kishte ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Megjithatë identiteti i personit që ishte përfshirë në këtë aksident nuk u bë i ditur tek deri ditën e shtunë.

Portali JOQ Albania ka publikuar disa fotografi të dërguara nga dëshmitarët, ku në vend-ngjarjen e aksidentit shihet aktori dhe prezantuesi Romeo Veshaj.

Romeo Veshaj në vend-ngjarjen e aksidentit ku dyshohet se është përfshirë Donaldi (Foto: JOQ Albania)

Sipas të njëjtës media, dyshohet se i përfshirë në aksidentin në fjalë ka qenë vëllai i tij, Donaldi.

Lexo po ashtu Donaldi këndon me ndryshim teksti këngën e Semit që ia dedikoi tradhtisë së tij ndaj Borës - përmend martesën dhe pendimin

Në vendin e ngjarjes mund të shihet edhe ambulanca si dhe vet Romeo duke biseduar me një nga mjekët e urgjencës.

Romeo Veshaj në vend-ngjarjen e aksidentit ku dyshohet se është përfshirë Donaldi (Foto: JOQ Albania)

Por mesa duket nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident të madh me lëndime të mëdha, pasi dy vëllezërit janë parë duke shpërndarë në rrjetet sociale pjesë nga emisioni i tyre i së premtes, çka konfirmon se ata janë të dy mirë me shëndet.

Lexo po ashtu Semi ia thotë direkt në emision Donaldit: U gëzova që s'fitove në BBV, edhe sikur kameramani do ta fitonte do të isha e lumtur

Dyshja përndryshe ka tash e sa javë që kanë nisur një emision javor të quajtur “Më lër të flas”, duke realizuar intervista me të ftuar të ndryshëm nga bota e shou-biznesit. /Telegrafi/

Romeo Veshaj në vend-ngjarjen e aksidentit ku dyshohet se është përfshirë Donaldi (Foto: JOQ Albania)