Donaldi i thotë Ambras se ajo e ka fajin që Elsamedi është duke u zënë dhe bërtitur me të gjithë.
Ambra pyet e habitur se përse e ka ajo fajin. Donaldi i thotë se ajo u bë shkas në diskutimin e parë që pati me të dhe se Elsamedi mendon se ish-partnerja e tij po përdoret nga banorët e tjerë.
“Si e ka nisur nuk e ka mirë. GJithë ditën ka ofenduar. Unë ja thashë, por nuk më dëgjon dhe thotë se mua më përdorin banorët e tjerë. Përdorem nga të gjithë këtu”, thotë ajo.
Donaldi thotë se edhe pse i gabuar, ky është mendimi i Elsamedit dhe nuk mund t’ja ndryshojnë me zor, ndërsa Lupçe ngacmon Ambran.
“Të kanë përdorur të kanë shkatërruar”, thotë ai.