Site icon Telegrafi

Donald Veshaj rikrijon një skenë të “Përputhen” dhe sjell në vëmendje një shprehje të Borës që u bë virale mes situatës me Beatrix Ramosajn

Vëllezërit Veshaj, Donald dhe Romeo, prej disa javësh kanë nisur me emisionin e tyre “Më lër të flas”.

Mes shumë ngjarjeve e të ftuarve në program, ai shpesh merr vëmendje me veprimet që bën për ish-partneren e tij, Bora Zemanin, me të cilën u tha se është rikthyer sërish.

Sidoqoftë, ish-banori i Big Brother VIP së fundmi ka krijuar një skenë të “Përputhen” ku imiton ish-të dashurën.

Me të ftuar reperin Capital T, ai ka shprehur një frazë të Borës që ishte bërë virale në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ‘ribashkimin’ Bora-Donald: Nuk më kanë mërzitur lajmet, nuk i kam parë

“Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull e shpresoj shumë këtë, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe në fund djali gjithmonë do humbas. Kjo është shprehja që unë vdes që ta hap emisionin”, tha Donaldi – shprehje të cilën Bora e kishte thënë mes situatës që krijoi aktori me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Bora dhe Donaldi u përfolën së fundmi për një rikthim pasi u fotografuan së bashku duke bërë blerje në Itali.

Megjithatë, kjo gjë nuk është konfirmuar akoma nga vet dyshja. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Kryefjala
Exit mobile version