Site icon Telegrafi

Donald Veshaj paralajmëron projektin e ri: Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë

Aktori i kthyer edhe në këngëtar, Donald Veshaj ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri.

Ish-banori i Big Brother VIP ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa imazhe të reja bardhë dhe zi përmes të cilave la të kuptohej se po vjen me një këngë të re.

“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, së shpejti”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur aktori, por që padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.

Projekti i fundit muzikor i Donaldit mban titullin “Picasso” që erdhi në bashkëpunim me vëllanë e tij Romeon dhe kantautorin, Elgit Doda.

Të tre ndërkohë po vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore.

Lexo po ashtu Bora Zemani rikujton takimin me Semin në Big Brother VIP përmes një videoje nga momentet më të veçanta mes mikeshave

Kujtojmë që gjatë dhe pas BB VIP, Donaldi u kthye në një nga emrat më të komentuar kjo edhe për shkak të romancës me Bora Zemanin e më pas edhe me këngëtaren, Beatrix Ramosaj me të cilën u lidh gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme dhe u nda menjëherë pas daljes. /Telegrafi/

Exit mobile version