Donald Veshaj ka qenë pjesë e Big Brother VIP Albania në edicionin e parë të këtij formati të famshëm.
Ai u kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun, marrë parasysh gjërat që ndodhën brenda shtëpisë.
I njëjti ka bërë një rrëfim të rrallë në “Galeri”, ku zbuloi detaje rreth filmit të tij me Bora Zemanin, “5 Herë Jo” si dhe ka folur për eksperiencën e tij në BBVA.
Prezantuesi shqiptar thekson se Big Brother është një eksperiencë unike, që vjen një herë në jetë.
“Mendoj se Big Brother është një eksperiencë unike në jetë. Ta them vërtetë sepse e kam provuar, eksperiencë që të vjen një herë në jetë. Unë mendoj dhe ua them të gjithë atyre njerëzve, VIP-ave që mund ta kenë mëdyshje te VIP 3. Është një eksperiencë që ty ta ndryshon jetën. Mua realisht ma ndryshoi jetën”, u shpreh ai.
I njëjti tutje shtoi: “Unë përpara se të futesha në Big Brother kisha gati 7 vite ose 6 vite që merresha me televizion. Isha i angazhuar gjatë gjithë kohës. Big Brother bëri që unë të dilja në sipërfaqe. Unë të dilja dhe njerëzit ta shikonin se si ishte ky djali, që ndoshta nuk e kishin parë. Të duhet një fuqi kaq e madhe sa është Big Brother që ti të dalësh në sipërfaqe, pastaj e ke ti në dorë se çfarë mund t’iu japësh njerëzve, sepse vëmendja është tek ty, kamerat janë tek ty, njerëzit të shikojnë ty. Kjo është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe dhe kanë dhe kanë ëndrra dhe duan që t’i materializojnë ato ëndrra”.
Donaldi në atë reality shou solli emocione të forta, histori e ngjarje, të cilat do të ngelen gjatë në mendjen e publikut. /Telegrafi/