Telegrafi

Donald Veshaj është personi më i kërkuar në Google në Shqipëri

Foto: Instagram

Prezantuesi i njohur shqiptar, Donald Veshaj, është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer.

Që nga hyrja në Big Brother VIP, ylli nga Shkodra ka qenë i përfshirë në debate të ndryshme, e po ashtu edhe në ngjarje të tjera.

Së fundmi, themeluesi i ‘Big Media Expert’ ka treguar për ‘Abc e Mëngjesit’ se Veshaj është njëri më i kërkuar në Google për Shqipëri, duke lënë pas edhe Sali Berishën.

Foto: Screenshot/YouTube

Sa i përket shfaqjeve televizive, “Squid Game” po ashtu është seriali më i kërkuar nga shqiptarët.

Big Brother ndërkohë shikohet më shumë në Shkodër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha është njeriu më i kërkuar në Fier.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas Kallanxhi është më i kërkuar në Gjirokastër.

Se formati Big Brother VIP ka marrë një vëmendje të madhe këtë kohë tregojnë edhe statistikat e klikimet në YouTube. /Telegrafi/