Telegrafi

Donald Trump: “Unë e shtyva pushtimin e Ukrainës me disa vite”

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se nëse ai do të mbetej në detyrë si presidenti i SHBA-së, Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën.

Ai gjithashtu pretendon se “e shtyu” pushtimin rus me disa vite pasi i tha presidentit rus: “Mos e bëj”.

Trump thuhet se i bëri komentet gjatë një interviste me rrjetin televiziv amerikan Fox News, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina thotë se 'goditja më e madhe' nuk ka ardhur ende

“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin. Dua të them, nuk kam folur me të për një kohë të gjatë, por kam një marrëdhënie shumë të fortë me Putinin”, citohet të ketë thënë Trump.

Ndryshe, siç kujtojnë mediat, ai ka deklaruar më herët se do ta kishte përfunduar luftën brenda 24 orëve.

Trump shtoi: “Shiko, unë fola me të. Unë i thashë, nëse e bën këtë, do të jetë një katastrofë. Mos e bëj”. /Telegrafi/