Site icon Telegrafi

Donald Trump thotë se ishte shumë i zënë për t’i bërë një dhuratë Melanias në ditëlindjen e saj

Foto: Getty Images

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, vendosi që të enjten të thërrasë në një lidhje direkte në emisionin “Fox & Friends”.

Ai duket të mos ketë pasur kohë fare t’i bëjë një dhuratë bashkëshortes së tij, Melania Trump, e cila festoi sot ditëlindjen e saj të 48-të.

Melania Trump feston ditëlindjen e 48-të (Foto: Getty Images)

“Kam zgjedhur një ditë shumë të veçantë, sepse është ditëlindja e Melanias. Gëzuar ditëlindjen Melania”, tha Trump gjatë telefonatës.

Prezantuesi i emisionit, Brian Kilmeade i bëri presidentit pyetjen logjike: “Çfarë i keni bërë dhuratë për këtë ditë”?

Donald Trump tha se nuk ka gjetur shumë kohë për t’i bërë një dhuratë më speciale bashkëshortes së tij, Melania Trump (Foto: Getty Images)

“Epo, më mirë të mos hyj në atë temë sepse mund të kem probleme,” tha mes të qeshurave Trump.

“Unë e kam një kartolinë të bukur, jam shumë i zënë me punë për të vrapuar pas dhuratave, megjithatë kam marrë një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura”. /Telegrafi/

Donald dhe Melania Trump (Foto: Getty Images)
Exit mobile version