Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është tallur me filmin fitues të “Oscars 2020” – Parasite.
Ky film, i cili është jugkorean, ka shkruar historinë duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.
Përveç si filmi më i mirë, “Parasite” rrëmbeu edhe çmime të tjera, për ‘Regjisorin më të mirë’, ‘Best Picture’, e po ashtu edhe për ‘Skenarin më të mirë’.
Sidoqoftë, Trump duket se nuk ishte dakord me faktin që filmi koreano-jugor mori çmimin kryesor, për shkak të problemeve që ka me Korenë e Jugut.
“Fituesi është një filmi nga Koreja e Jugut! Çfarë po ndodh këtu. Sa keq ishte akademia këtë vit? Ne kemi probleme të shumta me Korenë e Jugut”, ka thënë ai.
Trump u shpreh se duhet që të kthehen film si “Gone with the Wind”, një film i cili i zhvillon ngjarjet gjatë luftës civile amerikane, por që është kritikuar për steriotipe raciste dhe një lloj nostalgjie në raport me skllavërinë. /Telegrafi/