Telegrafi

Donald Trump përmes një vendimi nuk lejoi regjisorin iranian të tërheqë çmimin Oscar (Video)

Regjisori nga Irani, Asghar Farhadi me filmin “The salesman” ka fituar çmimin si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, por për fat të keq ai nuk ishte i pranishëm në ceremoni për të tërhequr kupën.

Shkak është bërë vendimin i presidentit Donald Trump, i cili pengon hyrjen në SHBA të shtatë vendeve myslimane.

Lexo po ashtu Momenti kur Washington “e martoi” çiftin në teatrin ku zhvillohej ceremonia e Oscar (Foto/Video)

Ai kishte zgjedhur të dërgonte një letër në të cilën shkruhej se i vjen shumë keq që nuk u gjend në sallë për të marrë një ndër trofetë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe kjo për shkak të disa çështjeve politike, transmeton telegrafi.

Megjithatë ai letrën e mbylli me falënderime si dhe shpresën për një botë më të mirë, ku çdo njëri të jetë i lirë.

Ndryshe, aktori Warren Beatty bëri një gabim të madh në momentin e shpalljes së filmit më të mirë në ceremoninë e Academy Awards.

Si filmi më i mirë i vitit fillimisht u shpall “La La Land”, ndërsa pas përqafimeve nga ekipi i filmit dhe pas falënderimeve që i bënë producentët, u mësua se ishte fjala për një gabim.

Lexo po ashtu Bleona Qereti takohet me pesë VIP-a botëror në ceremoninë e "Oscars" (Foto)

Njëri prej aktorëve të filmit “Moonlight” e zbuloi letrën e vërtetë ku qëndronte emri i fituesit, ndërsa në skenë e akuzoi Beattyn dhe udhëheqësin e ceremonisë, Jimmy Kimmel. /Telegrafi/