Telegrafi

Donald Trump dhe Melania, si të parët e SHBA-ve pritet të vallëzojnë nën ritmet e këngës së Frank Sinatrës (Video)

Vallëzimi i parë mes presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump në ballon inauguruese pritet të bëhet me këngën “My Way” të Frank Sinatrës. 

Erin Boehme dhe dy artistë të tjerë të paidentifikuar pritet që mandej të këndojnë këngën “My Way”.

Lexo po ashtu Nëntë këngëtarë refuzuan të këndojnë në inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-së (Foto)

“My Way” është shkruar nga Paul Anka, të cilit i ishte kërkuar që ta performonte këtë këngë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Trump si president që do të zhvillohet sot por që kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

Kënga ishte bërë e famshme nga Sinatra në vitin 1969.

Lexo po ashtu Bleona Qeretit i kujtohet një detaj me Donald Trumpin (Foto)