Presidneti amerikan Donald Trump arriti në Singapor, 36 orë përpara takimit të parashikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un
Ai mbërriti në bazën ajrore të Paya Lebar të Singaporit, ku u prit nga ministri i Jashtëm i vendit, Vivian Balakrishnan.
Gjithashtu, Kim mbërriti në aeroportin komercial të Singaporit pesë orë më parë.
Trump, i pyetur nga gazetarët kur arriti në Singapor se si ndihet për takimin, ai tha “shumë mirë” para se të ngjitej në limuzinë e tij dhe të shkonte në hotel.
Presidenti amerikan fluturoi në Singapor nga Kanadaja, ku ai mori pjesë në një takim të posaçëm të vendeve më të industrializuara të botës, e njohur si G7. /Telegrafi/